Labinot-Fushe 3010, Albania +355 69 702 3017 elbasan@rozafa.al
Image

Kush jemi?

Rozafa ShPK është një shoqëri e krijuar në vitin 1992 nga një peshkatar amator, që pasioni i tij arriti të krijojë këtë çmenduri. Me dy sanalla druri dhe një bagazh makine fillon të furnizojë ato pak restorante që sa ishin hapur në Shqipërinë e kapërcyellit historik të regjimeve.

Nis rrugëtimin “Rozafa” me njësitë e tregtimit, në Tiranë më 1994 kurorëzohet hapja e një dyqani modest, për të vijuar me hapjen e një magazine të vogël në Lezhë më 1995. Viti 1996 shënon me hapjen e një stabilimenti për grumbullimin dhe shpërndarjen e peshkut në Shëngjin.

Në vitin 1997, kur të gjithë njerëzit linin vendin, peshkatari "i çmendur" ndërton në portin e Durrësit stabilimentin e tij.

Kronologjia e këtij rrugëtimi vijon me vitet 1999 – 2000 kohë kur “Peshkatarit” i’u duk Shqipëria shume e vogël për ambicien e tij të madhe dhe ndërton ne Bar (Mal i Zi) një stabiliment modern për përpunimin dhe tregtimin e peshkut në të gjithë ish-Jugosllavinë dhe pike shitje ne Beograd.

Harta e dominimit “Rozafa” vijon me hapjen e një magazine në Prishtinë (Kosove) më 2001 – 2002 për shpërndarjen e peshkut atje. Gjithashtu hapet në Selanik, Greqi firma "ROZAFA" E.P.E. kompania pare filial e nje kompanie Shqiptare në tregun grek. Se bashku me Greqinë hapet ne Maqedoni një pike shpërndarjeje qe përfshinte edhe Bullgarinë si dhe ne Huelva në Spanje dhe Porto Sangiorgio ne Itali. "Rozafa" E.P.E nis një projekt për hapjen e një stabilimenti me një sipërfaqe prej 7 mijë m2, i cili do të shërbejë për grumbullimin dhe shpërndarjen e peshkut në të gjithë gadishullin e Ballkanit, synim të cilin nuk e kishte arritur asnjë sipërmarrës i mëhershëm shqiptar

Vitet 2002- 2006 përkojnë me modernizimin e flotës “Rozafa”, me ndërtimin e 5 anijeve të reja në Kinë, të cilat janë hapi i pare drejt një kompanie që synon mbylljen e ciklit nga zënia ne përpunim.

Vitet 2006 – 2013 i korrespondojnë me ndërtimin e një rrjeti Sea-Food në Shqipëri dhe në Ballkan.

Vitet 2013 - 2015 është trevjeçari që shënon fillimin e ngritjes së hovshme të “Rozafës”, rikthimin e ëndrrave të fjetura dhe bërjen e tyre realitet. Fillon vrullshëm përpunimi i prodhimeve të peshkimit. Lind “Rozafa”, “Zemra e detit”, prodhimet e mirënjohura “Rozafa” pushtojnë tregjet.

Dhe vjen viti 2015, viti kur ngjizet dhe vjen në jetë projekti gjigand, “Fish City”, qyteti i ëndrrave. Nga një mjedis i abandonuar, hedh themelet një qytet i ri i përpunimit të prodhimeve të peshkimit dhe jo vetëm. Gati 11 hektarë fabrika përpunimi, mjedise në shërbim të punëtoreve, mjedise çlodhëse dhe argëtuese për të gjithë. Sot Fish City është 80% i ndërtuar me fabrikat, restorantet, pishina etj., një qendër moderne zhvillimi me mbi rreth 800 të punësuar.

“Rozafa” nuk do të ndalojë rrugëtimin e vet të suksesit. Në vitin 2019 ajo hap stabilimenti i ri në Përrenjas me 200 punëtorë. Viti 2018, anija “Rozafa 15” i shtohet flotës “Rozafa”, një anije moderne për peshkimin e tonit dhe pelagjikëve të vegjël.

Viti 2019 e gjen këtë sipërmarrje më nisjen e punimeve për ndërtimin e stabilimentit të ri në Cekrez në Gramsh, bërjen realitet mundësish të një fabrike për prodhimin e ushqimeve për akuakulturën një risi në tregjet dhe patentë e suksesshme. Anijet “Rozafa 21”, “Rozafa 22” dhe “Rozafa 23” i shtohen flotës “Rozafa” duke e bërë atë në gjigandin e flotës së peshkimit ne Adriatik dhe Mesdhe

Sot Rozafa shpk është kompania më e madhe e peshkimit në Shqipëri me një flote prej 12 anijesh peshkimi dhe 4 qendra të rëndësishme përpunimi në Shqipëri dhe mbi 1000 të punësuar.

Për tu informuar mbi gamën e produkteve tona kliko për të shfletuar katalogun e produkteve.

KONTAKT

Adresa

Labinot-Fushe, Elbasan 3010, Shqiperi

Telefoni

+355 69 702 3017

Email

elbasan@rozafa.al
Image

PËRDITËSOHU